Conor McGregor është një ndër emrat më të njohur e të suksesshëm të arteve marciale, i cili ka bërë histori gjatë ndeshjeve të tij.
Mirëpo, gjithçka e ka një fund dhe duket se edhe për të ka ardhur fundi i karrierës.
Në një postim në Twitter, Conor ka trishtuar fansat me lajmin se tashmë ‘po del në pension’, pasi nuk ka ndërmend të luajë më gjatë.
“Hey djema, kam vendosur të heq dorë nga ndeshja. Faleminderit për të gjitha kujtimet e mrekullueshme! Çfarë udhëtimi ka qenë!”- shkruan McGregor në postimin e tij.
Gjithashtu, në llogarinë e tij në Instagram ai ka publikuar një tortë të përgatitur nga familja, e cila e ka mbështetur në vendimin për mbylljen e karrierës. Ndërsa fansat janë shprehur se ndeshjet nuk do të jenë më të njëjtat pa të.



