Biznesmeni që u dhunua barbarisht pak javë më parë në autostradën Tiranë-Durrës është kthyer në Shqipëri për varrimin e nënës. Fadi Mitri është fotografuar në karrige me rrota dhe i shoqëruar nga disa roje në zonën e Bllokut.
Mitri mori pjesë në përcjelljen e të ëmës në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.
55-vjeçari me origjinë libaneze u dhunua disa javë më parë barbarisht nga tre persona në rrugën e Rinasit. Kjo e detyroi të tërhiqej nga një investim prej 450 milionë dollarësh që kishte parashikuar në Gjirin e Lalzit.



