Mister lidhur me vizitën e fundit të Presidentit rus Vladimir Putin, në Iran. Gjithçka pasi ka disa detaje që nuk përputhen në pamjet e Putin gjatë vizitës dhe gjatë takimit me autoritetet e Teheranit dhe me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në Teheran, Vladimir Putin u takua me Ayatollah Ali Khamenei, Presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në takime u hapën tema delikate si lufta ndaj terrorizmit dhe situata në Siri, por edhe situata e bllokimit të grurit në portet ukrainase. Pikërisht nga Ukraina vijnë dyshimet lidhur me vizitën e Putin dhe mundësinë e përdorimit të një sozie.
Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ukrainase, shpreh njëfarë dyshimi.
Në një deklaratë televizive, gjenerali ukrainas shpjegoi: “Ju lutemi shikoni zbritjen e Putinit nga avioni. Shikoni me kujdes: a është vërtet ai?”
Një dyshim i nisur nga vetë inteligjenca ukrainase, e cila edhe para ardhjes së Putinit kishte sinjalizuar largimin e mundshëm të një sozie në vend të Presidentit rus.



