Këtë javë, liderët dhe diplomatët nga 32 shtetet anëtare të NATO-s kanë mbërritur në Uashington për të përkujtuar 75-vjetorin e themelimit të Aleancës dhe për të marrë vendime mbi sfidat e reja në rendin ndërkombëtar. Mediat amerikane shkruajnë se në qendër të vëmendjes është armatosja e Ukrainës, rritja e prodhimit të armatimeve, frenimi i Rusisë dhe përballja me Kinën.

Sa i përket Ukrainës, anëtarësimi i saj në aleancë është një temë debati mes aleatëve. Sipas medias amerikane “CNN”, në draftin përfundimtar të takimit përfshihet premtimi për anëtarësimin e saj si proces i pakthyeshëm. Samiti vjen një ditë pas goditjes me raketa të një spitali për fëmijë në Kiev nga Rusia. Sipas presidentit Joe Biden na kujton brutalitetin e pushtimit rus.
Duhet të vijojmë të qëndrojmë me Ukrainën në këtë moment të rëndësishëm dhe të mos e injorojmë agresionin rus. Do të mirëpres presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e NATO-s në Uashington këtë javë. Mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur. Ne do të marrim masa për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Samiti ndërkohë po ndiqet me vëmendje nga Moska. Së fundmi, për të takuar liderin rus Vladimir Putin ka shkuar kryeministri indian Narenda Modi, teksa në vëmendje të dy liderëve është lufta në Ukrainë.
Në samitin e Uashingtonit po marrin pjesë edhe Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re, të cilat së bashku me Japoninë njihen si Katërshja e Indo-Paqësorit.



