316 kosovarë u janë bashkangjitur organizatave terroriste

316 kosovarë u janë bashkangjitur organizatave terroriste

Policia e Kosovës ka identifikuar 316 kosovarë ndër ta dy sulmues vetëvrasës, 44 femra dhe 28 fëmijë të cilët kanë udhëtuar jashtë vendit për t’iu bashkuar ISIS-it, al-Nusra dhe Ahrar al-Sham.

Kështu u tha në prezantimin e raportit vlerësues i perceptimeve mbi radikalizimin në nivel të komunitetit në Kosovë, i cili u përgatit me mbështetjen teknike të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në fjalën e tij tha se Kosova ka shënuar të arritura të mëdha në luftën kundër ekstremizmit dhe se ky rezultat vjen edhe si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me organizatat e huaja e në veçanti UNDP-në.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo u shpreh se një çështje e rëndësishme është integrimi në shoqëri i atyre që kthehen në Kosovë pas ikjes për veprime radikale.

Në këtë prezantim u konstatua se parandalimi i radikalizimit është sfida më e madhe dhe ajo çka duhet të bëhet në bashkëpunim të të gjithë akerëve së bashku.

Përfaqësuesja e UNDP-së tha se edukimi i të rinjëve ka rëndësi prioritare.

Ndryshe, ky hulumtim synon të vlerësojë perceptimet e radikalizimit në nivel të komuniteteve në mbarë Kosovën, rolin e përceptuar të individëve, institucioneve, udhëheqësve, si dhe rolin e përceptuar të ndikimit nga mediat dhe interneti.

Gjetjet e këtij hulumtimi ndihmojnë në asistimin e hulumtuesve për të prioritizuar rrugët kritike të studimit të mëtejmë dhe udhëzojnë akterët e vendit drejt fushave prioritare strategjike. /KosovaPress/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy