Numërimi i votave për primaret e Partisë Demokratike në Qarkun Shkodër është mbyllur rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Në Bashkinë e Shkodrës, ish-kryebashkiaku Bardh Spahia ka rezultuar emri më i votuar me 380 vota, duke lënë pas nënkryetarin e PD, Ndoc Ashta, i cili mori 228 vota, dhe Arben Lushaj me 219 vota.
Pas këtyre, renditen Kol Livadhi, deputetja Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe kryetarja e PD Shkodër, Eliona Shkreli.
Në Bashkinë e Malësisë së Madhe, deputeti Ramadan Likaj ka rezultuar si kandidati më i votuar, ndërsa në Bashkinë e Vau i Dejës, Gentian Ndoj ka fituar më shumë mbështetje.
Po ashtu, në Pukë dhe Fushë Arrëz, më të votuarit ishin Ludovik Hasani dhe Alfred Thekna.



