Iran, 11 të vdekur dhe mbi 800 të helmuar nga kërpudhat vdekjeprurëse

Iran, 11 të vdekur dhe mbi 800 të helmuar nga kërpudhat vdekjeprurëse

Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 800 të tjerë janë helmuar, pasi kanë ngrënë kërpudha të egra toksike në 10 krahina në perëndim të Iranit.

Sipas të dhënave nga mediat vendase, nga efektet e kërpudhave qindra persona të tjerë janë shtruar në spital.

Nuk ka trajtim efektiv për këtë lloj helmimi, njofton agjencia e lajmeve Tasnim të Iranit.

Së paku dy njerëz kanë marrë transplantime të mëlçisë. Kërpudhat në fjalë duken të ngjashme me ato johelmuese.

Njerëzit janë njoftuar të mos blejnë kërpudha të mbledhura vetë, por vetëm t'i blejnë ato të paketuara dhe të mbyllura në dyqane.

Sipas BBC, ndonjëherë këto kërpudha mund të shihen në shitje në Iran, në shumë qytete lokale dhe ato janë të sigurta për t'i ngrënë por kjo mund të mos jetë e besueshme.

Kërpudhat vdekjeprurëse rriten në rajonet malore të perëndimit të Iranit.

Shtatë nga të vdekurit ishin nga zona e Kermanshah.

Raportet sugjerojnë se reshjet e paprecedenta gjatë muajit të kaluar kanë çuar në rritjen e kërpudhave më shumë se zakonisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy