Vendlindja e Hitlerit në Austri do të bëhet stacion policie, nisin polemikat

Vendlindja e Hitlerit në Austri do të bëhet stacion policie, nisin polemikat

Plani për ta kthyer vendlindjen e Hitlerit në Braunau Inn në një stacion policie po shkakton shumë polemika në Austri. Vendimi i qeverisë së Vjenës erdhi pas një debati të gjatë që çoi në ngritjen e një komisioni të posaçëm në vitin 2016 për menaxhimin e pronës.

Ndërtesa ku lindi diktatori nazist më 20 prill 1889 është në pronësi të shtetit dhe ishte shpronësuar për të mos lejuar që ajo të bëhej një vend adhurimi për neonazistët.

Në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese e Austrisë kishte vendosur që godina prej 800 m², tashmë në gjendje të braktisur, t’i kthehej shtetit, duke ngjallur zemërimin e ish-pronarit.

Disa vite më vonë autoritetet vendase shpalosën projektin e transformimit. Arkitektët austriakë Marte fituan tenderin e shpallur nga Ministria e Brendshme duke mposhtur 11 konkurrentë.

Punimet e rinovimit, të cilat do të fillojnë muajin e ardhshëm, pritet të përfundojnë në vitin 2025 dhe do të kushtojnë rreth 20 milionë euro. Shtëpia tani do të bëhet një stacion policie duke përfshirë një qendër trajnimi për të drejtat e njeriut.

Megjithatë nuk munguan kritikat për planin e hartuar nga Ministria e Brendshme austriake.

Ishte producenti i filmit Gunter Schwainger, i cili akuzoi qeverinë se donte të zbatonte dëshirat e diktatorit.

Regjisori e vërtetoi tezën e tij duke nxjerrë në dritë një artikull gazete të datës 10 maj 1939, në të cilin Fyhreri kërkonte që ndërtesa të shndërrohej në zyra për autoritetet e rrethit.

Pavarësisht ftesës për të rivlerësuar projektin, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme nënvizoi se apartamenti tjetër në Mynih ku jetonte Hitleri ka strehuar disa zyra policie që nga viti 1949.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy