Vetëm një javë nga protesta e 18 shkurtit kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi një takim me aleatët duke vendosur edhe rrugën që opozita do të ndjekë në kuadër të protesës që ka paralajmëruar.
Mbledhja është mbajtur në ambientet e selisë blu pa praninë e mediave, por sipas informacioneve nga takimi, palët kanë rënë dakort për angazhim të përbashkët.
Janë udhëzuar shtabet e të gjithë forcave opozitare të bashkëpunojnë për organizmin e protestës popullore të 18 shkurtit.
Vetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej disa ditësh ka nisur një tur takimesh me qytetarët dhe drejtuesit e bazës, për të mundësuar pjesëmarrje sa më të madhe në shesh.
Takimi ka zgjatur gati një orë dhe ishte i pranishëm edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ai republikan Fatmir Mediu, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, etj.
Mësohet se pjesë e mbledhjes kanë qenë edhe Aleatët jo parlamentarë.



