Porti turistik i Durrësit/ Berisha: Dubai i familjes së Ramës, BE të hetojë mega aferën!

Porti turistik i Durrësit/ Berisha: Dubai i familjes së Ramës, BE të hetojë mega aferën!

Kreu i PD Sali Berisha denoncoi edhe një herë sot atë që e konsideron si mega aferë, ndërtimin e portit të ri turistik të Durrësit. Berisha thekson se Rama po e shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij. Kryedemokrati tha se kostoja për transportin e mallrave në Shqipëri do rritet ndjeshëm, pasi ndërtimi i portit të ri në Porto Romano do kërkojë së paku një dekadë për t’u kompletuar.

Porti i Durrësit që në shekuj dhe mijëvjeçarë i ka dhënë Shqipërisë rolin më të rëndësishëm dhe më strategjik në rajon, përcaktohet nga Komisioni i Transporit të BE së bashku me portin e Tivarit, si njëri nga dy portet të rëndësisë strategjike për BE-në, çka do të thotë për rajonin dhe transportin në kuadrin e kësaj hapësire. Edi Rama pa asnjë konsultë paraprake me qytetarët e Durrësit, me grupe interesi, dhe me asnjë tjetër përveç xhepit dhe llogarive të tij, de facto po shndërron Portin e Durrësit në Dubai të familjes së tij. Afera e Portit të Durrësit deri më sot është afera korruptive më gjigante në Evropë. Informoj qytetarët shqiptar se nga ky vendim korruptiv, antiligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 milionë metër katror truall për ndërtime, baraz kjo me 3 miliardë euro.

Në këtë aferë me pasoja të rënda strategjike për vendin, që synojnë defaktorizimin e Shqipërisë dhe të rolit të saj strategjik në transportin në BE dhe NATO, Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij investim në 2 miliardë euro në atë që quhet marinë turistike. Njeriu që ka marrë përsipër të bëjë këtë investim ka patur një zotim për investim në 4 miliardë euro buzë Savës në Beograd dhe ka përfunduar në një investim prej 20 milionë euro. Atje prapa tij qëndron Vu çi ç, këtu prapa tij qëndron vasali i tij Rama.

Dëmi është i pallogaritshëm, sepse taksapaguesit shqiptarë gjobiten dhe së paku me 1 miliardë euro, që sipas Ramës do përdoren për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Po të keni parasysh që ky ndërtim kërkon të paktën 1 dekadë për t’u kompletuar, kostoja për transportin e mallrave në Shqipëri rritet në mënyrë të ndjeshme. Një gjobë e re për taksapguesit shqiptar”.

Berisha i bëri thirrje Bashkimit Evropian të mos lejojë këtë mega aferë, duke kërkuar prej Brukselit nisjen e një hetimi mbi çështjen.

Me këtë rast denoncoj edhe një herë publikisht këtë aferë korruptive të përmasa të papara. I kërkoj Ramës të heqë dorë menjëherë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të tij dhe familjes së tij. E garantoj që ajo s’do ndodhë, dhe i kërkoj Alabbarit të heqë dorë dhe mos keqpërdoret nga kryeministri më i korruptuar it ë gjitha kohërave në Shqipëri. I bëj thirrje BE-së të përdorë gjithë autoritetin e saj për të ndaluar këtë aferë korruptive, të nis një hetim dhe të bëjë gjithçka që porti të mbetet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy