Sot seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj, mbërrin në GJKKO avokati Plarent Ndreca

Sot seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj, mbërrin në GJKKO avokati Plarent Ndreca

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka mbërritur në ambientet e GJKKO-së, ku pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt.

 

Burime nga gjykata bëjnë me dije se seanca e sotme pritet të shtyhet sërish. Ndërkohë, Erion Veliaj nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit, por përfaqësohet përmes një deklarate.

 

GJKKO i pezulloi Veliajt më herët dhe afatet e paraburgimit. Po ashtu, Gjykata i ka rrëzuar edhe kërkesën për transmetim live të seancës dhe daljen nga kafazi. 

 

Sipas prokurorit Ols Dado, qëndrimi në kafaz nuk përbën trajtim poshtërues, por është garanci për zhvillimin e procesit.

 

Për transmetimin live, gjykata thotë se është shprehur më herët dhe kamerat do të lejohen vetëm në nisje të seancave, gjatë pjesës teknike.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy