
Vaksina e Pfizer kundër koronavirusit ka rënë në 64% efektivitet në parandalimin e infeksionit mes përhapjes së variantit Delta në Izrael. Kështu ka deklaruar Ministria izraelite e Shëndetësisë, ndërsa zyrtarët konsiderojnë nevojën për vaksina përforcuese dhe kufizime të reja.
Vaksina ra në efektivitetin 64% në parandalimin e infeksionit gjatë muajit të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se ulja përkoi me përhapjen e shpejtë të variantit më ngjitës Delta në të gjithë Izraelin. Sidoqoftë, zyrtarët deklarojnë se vaksina Pfizer ende ofron mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital, duke raportuar 93% efikasitet, shkruan RT.
Një raport i botuar në maj tha se vaksina Pfizer ishte 97% efektive kundër koronavirusit pas dy dozave. Në mars, studiuesit izraelitë privatë gjithashtu zbuluan se imunizimi ishte 91,2% kundër çdo niveli të infeksionit simptomatik.
Të dhënat e reja vijnë në mes të një rritje të vogël në të gjithë Izraelin, ku numri i rasteve aktive arriti 2,766 të hënën pas 369 infeksioneve të reja, me variantin Delta që besohet të përbëjë më shumë se 90% të totalit të përgjithshëm.



