Kikia: Kurti s’duhet të kishte gjë më të rëndësishme se samiti BE-Ballkani Perëndimor. Video-mesazhi duket si justifikim për të thënë që nuk bojkotoi (VIDEO)

Kikia: Kurti s’duhet të kishte gjë më të rëndësishme se samiti BE-Ballkani Perëndimor. Video-mesazhi duket si justifikim për të thënë që nuk bojkotoi (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia tha se samiti BE-Ballkani Perëndimor është një hapësirë ku flitet për projekte dhe hapat që duhet të bëjnë vendet e rajonit për integrimin në union duke shtuar se për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nuk duhet të kishte gjë më rëndësishme se kjo pjesëmarrje.

Duke vijuar më tej, Kikia theksoi se “pjesëmarrja” përmes video-mesazhit duket si një justifikim i Kurtit për të bërë me dije se nuk e ka bojkotuar.

Në Samitin e Ukrainës, prania e Osmanit në kushtet kur nuk do të flitej për projekte marrëveshje, ishte prezencë për të rikonfirmuar qasjen e çdo vendi.

Në një samit ku flitet për hapa konkretë se çfarë duhet të bëjë rajoni në kuadër të integrimit, çfarë duhet të bëjnë vendet mes tyre dhe secili vend unë mendoj se s’ka axhendë më të rëndësishme se sa kaq. Nuk e di se çfarë  ka shtrënguar Kurtin që të bëjë këtë udhëtim jashtë vendit. Prezenca në distancë duket si përpjekje për të thënë që nuk bojkotova ose s’ kisha arsye për të bojkotuar, më duke justifikim.

Nuk e dimë pse mungon Kurti, por nëse ka zgjedhur vetë të mos jetë, apo ka prodhuar axhendë si justifikim nuk është sjellje e mirë në raport me BE-në.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy