Presidenti Donald Trump është bashkuar me protestuesit e Miçiganit - disa prej tyre të armatosur dhe me jelekë antiplumb - të cilët kanë protestuar prej ditësh kundër bllokimit të vendosur nga guvernatori Demokratik Gretchen Ëhitmer për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Lajmin e dha rrjeti mediatik “CNN”.
"Guvernatori i Miçiganit duhet të heqë dorë dhe të shuajë zjarrin", ka thënë me në rrjetin social “Twitter” Trump.
"Këta janë njerëz shumë të mirë, por janë të zemëruar. Ata duan të rikthejnë jetën e tyre në mënyrë të sigurtë. Shikojini ata, bisedoni me ta, bëni një marrëveshje", është shprehur ai. I shqetësuar për mbërritjen e një vale papunësie dhe zemërimin gjithnjë në rritje të votuesve që mund të minojnë perspektivat e tij për rizgjedhje në Shtëpinë e Bardhë, Trump inkurajoi guvernatorët të lehtësojnë kufizimet e përcaktuara në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.



