Gruaja e milionerit norvegjez është rrëmbyer, kërkohen 9 milionë euro për lirimin e saj

Gruaja e milionerit norvegjez është rrëmbyer, kërkohen 9 milionë euro për lirimin e saj

Gruaja e një milioneri norvegjez që mungon prej 10 javësh është e rrëmbyer dhe një shpërblim është kërkuar për lirimin e saj, tha policia.

Anne-Elisabeth Falkevik Hagen, e cila është e martuar me një biznesmen të energjisë dhe pasurive të patundshmërive, është zhdukur më 31 tetor të vitit të kaluar.

Një zyrtar policor ka thënë se të dyshuarit e kanë paraqitur kërkesën për shumën e madhe të parave dhe kanë bërë kërcënime serioze në rast se nuk i marrin paratë. 

“Teoria kryesore në të cilën besojmë është se viktima është rrëmbyer në shtëpinë e saj që ndodhet rreth 20 kilometra larg Oslos”, tha Tommy Broske, zyrtar policor që po merret me hetimin e rastit, duke thënë se policia kishte filluar nga shqyrtimi disa teori të mundshme rreth zhdukjes së saj..

Policia ka thënë se nuk ka marrë dëshmi nga të dyshuarit se e rrëmbyera është e gjallë apo e vdekur. Në këtë fazë të hetimeve nuk është identifukuar ende asnjë i dyshuar. 

Sipas gazetës ditore “Verdens Gang”, rrëmbyesit po kërkojnë nëntë milionë euro për lirimin e gruas. Hetuesit policorë nuk e kanë konfirmuar këtë shumë, por kanë thënë se e kanë këshilluar familjen të mos ua japë të hollat rrëmbyesve.

Policia ka qenë duke e hetuar këtë rast në mënyrë diskrete për disa javë me radhë, por vendosën ta raportojnë publikisht me shpresë që dikush do të ofrojë informata të dobishme. 

Sipas të dhënave zyrtare, bashkëshorti i gruas së rrëmbyer është personi i 172-të më i pasur në Norvegji, me një pasuri prej 173 milionë eurosh.

Investitori i pasurive të paluajtshme zotëron 70% të ndërmarrjes elektroenergjitike Elkraft, të cilën ai e themeloi në vitin 1992, njoftoi media norvegjeze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy