
Ish ministri britanik I drejtësisë David Gauke ka deklaruar se qeveria e kryeministrit Boris Johnson ka kërcënuar deputetët britanik se ata që votojnë kundër saj do të dëboheshin nga partia dhe nuk do të kishin mundësi të zgjidheshin sërish. Ndërkohë sipas një burimi të bbc qeveria po përpiqet të shmangë mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje deri në datën përfundimtare të brexit më 31 tetor.



