KED përzgjedh 6 emra që do t'ia dërgojë Kuvendit dhe Presidencës për Gjykatën Kushtetuese

KED përzgjedh 6 emra që do t'ia dërgojë Kuvendit dhe Presidencës për Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përfundoi procesin e intervistave për kandidatët që do të plotësojnë vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

KED ka përfunduar procesin i intervistave me Arta Vorpsin, Elsa Toskan, Fiona Papajorgjin, Regleta Panajotin, Marsida Xhaferllarin dhe Besnik Muçin.

 Gjashtë kandidatët konkurrojnë për katër vende në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa KED do të njoftojë Kuvendin dhe Presidentin për plotësimin e dy vendeve të tjera vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca të shpallura në datën 28.08.2018 dhe në datën 07.02.2018.

Pasi të përfundojë shqyrtimi dhe lista me aktet përkatëse të vlerësimit dhe pikëzimit të çdo kandidati dhe për secilin vend vakant do t’i dërgohen Kuvendit dhe Presidentit të Republikës, në mënyrë që të zgjedhin dhe të emërojnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy