Sulme të reja ruse në rajonet lindore të Ukrainës

Sulme të reja ruse në rajonet lindore të Ukrainës

Ushtria ukrainase thotë se forcat ruse po vijojnë me sulmet e tyre në Bakhmut  dhe Avdiivka në Donetsk, dy qytete që janë granatuar vazhdimisht që nga vera e kaluar, por mbeten në duart e Ukrainës.

Shtabi i Përgjithshëm tha këtë të diel se rusët kryen ofensiva të pasuksesshme në drejtim të Avdiivka-s dhe Lyman-it.

Ata vazhdojnë të tentojnë një ofensivë në drejtim të Bakhmut, duke rritur intensitetin e përdorimit të tyre të avionëve. Në drejtime të tjera ata janë në mbrojtje.

Po ashtu shtabi bëri me dije se njësitë ukrainase kishin zmbrapsur sulmet në rajonet e Luhansk-ut dhe Donetsk-ut, duke identifikuar gati një duzinë vendbanimesh. 

Pati gjithashtu granatime të vendbanimeve në rajonin e Kharkiv që u çliruan në shtator.

Shtabi i Përgjithshëm tha se njësitë e raketave dhe artilerisë ukrainase kishin goditur dy zona të përqendrimit të trupave ruse, pa specifikuar se ku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy