Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin e gjyqtarit Luan Daci.
Komisioni i Disiplinës pranë KPA-së kërkoi shkarkimin e Dacit për arsye se ai ka shkelur rëndë detyrën si gjyqtar gjatë kohës që e ushtronte.
"Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtij institucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra", thuhet në vendimin e KPA.
Pas vendimit, Daci ka folur për mediat jashtë ambienteve të KPA-së, duke thënë se ishte shkelur kushtetuta. Daci paralajmëroi se do të ndjekë të gjitha hapat ligjorë për apelimin e vendimit.
Kujtojmë se Luan Daci u akuzua nga SPAK për falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij. Akuza e ngritur u pranua nga GJKKO duke e dënuar Dacin me 6 muaj heqje lirie.



