Dhunuan një person te berberi, dy të arrestuar dhe katër në kërkim

Dhunuan një person te berberi, dy të arrestuar dhe katër në kërkim

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të dyshuar për goditjen me sende të forta të një 48-vjeçari, në një berberhane dy ditë më parë.

Drupal Ad

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 5 janar, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.    

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 5 janar, në një berberhane, në rrugën “29   Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.        

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.; një armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.; dy automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje; veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy