
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar në gjykatë rekursin ku kërkon pezullimin e dënimit me burg.
Kujtojmë që ish-ministri i Brendshëm u dënua me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie për "shpërdorim detyre".
Tahiri pretendon se vendimi i Apelit është në kundërshtim me ligjin,duke shtuar po ashtu se është i rrezikuar nga subjektet e krimit.
"Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal", thuhet në njoftim.



