Policia e Shtetit është e gjitha në këmbë për të vënë në pranga organizatën kriminale të ‘Habilajve’.
Siç bëhet e ditur, një operacion i madh anti-drogë po zhvillohet në Vlorë, ku qëllimi është arrestimi vëllait të Moisi Habilajt, Florian Habilajt.
Operacioni mësohet se po zhvillohet në Velçë e Drenovë, ky dyshohet se janë edhe bazat e Habilajve.
Nga të dhënat e para, raportohet se deri tani është vënë në pranga një person me inicale N.S, ndërsa policia po bën kontrolle nëpër banesa ku dyshohet se përdoren si bazë për grumbullimin e lëndëve narkotike.
Ndërkohë është shpallur në kërkim personi me nofkën ‘Lolo’, i cili përmendet edhe në dosjen e prokurorisë italiane, në përgjimet mes trafikantëve Habilaj.
Ditën e djeshme, policia e Shtetit mund të sekuestrohen 3.4 ton drogë, në zonën e Babicës.
Aksionet e policisë kanë nisur pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, si shpalljes në kërkim të vëllait të tij.
Banesa ku i gjet dje lënda narkotike, ishte një vilë 2-katëshe, e ndërtuar në një zonë të thellë, ku gjithsej numërohen 5 shtëpi. Droga u gjet në shtëpinë e Armand Kocerri, me profesion infermier, mik i Habilajve, ndërkohë deri më tani janë shoqëruar 3 persona. Ashtu siç u tha edhe dje, droga ishte e paketuar dhe gati për t’u trafikuar, dyshohet drejt Italisë me mjete ujore.



