Bundestagu gjerman prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje ka nisur diskutimet për rishikimin e projektligjit të emigracionit i njohur si ‘Akti i Kufizimit të Fluksit’ që ka si qëllim ashpërsimin e rregullave të azilit.
Propozimi për ashpërsimin e politikës së azilit u bë më herët gjatë javës nga kandidati për kancelar i CDU-se Friedrich Merz.
Por, çfarë parashikon ky projektligj i cili ka ndezur debatet në politikën gjermane?
Së pari në draft kërkohet rikthimi i kontrolleve të vazhdueshme kufitare me të gjitha vendet fqinje me Gjermaninë dhe ndalimi i hyrjes në ketë te fundit i të gjithë atyre personave që nuk kanë dokumentet përkatëse edhe ne rastet kur ata janë azilkërkues.
Më tej drafti parashikon arrestimin nga autoritetet gjermane të personave që janë urdhëruar të largohen dhe kanë vendosur të qëndrojnë pa një leje qëndrimi.
Ndër të tjera ky projektligj parashikon edhe ndalimin e bashkimit familjar për të gjithë ata persona që gëzojnë të ashtuquajturën e drejtë për mbrojtje shtesë ku bëjnë pjesë të gjitha ata që jetojnë në Gjermani të cilëve nuk u është dhënë e drejta për azil, por që për momentin u lejohet qëndrimi për arsye të tjera.
Ndërkohë për miratimin e këtij projektligji duhet një shumicë prej 367 votash. Pro tij janë deklaruar AFD, FDP dhe BSË të cilat kanë në total një numër prej 176 deputetesh por për miratimin e projektligjit duhen së paku edhe 191 deputetë nga radhët e CDU/CSU.
Nëse projektligji në fjalë miratohet nga Bundestagu këtë të premte atëherë ai do të kalojë edhe përmes Këshillit Federal i njohur si Bundesrat ose ndryshe organi përmes të cilit përfaqësohen 16 landet federale.
Megjithatë Këshillit Federal i lind e drejta qe te merret me këtë çështje pas zgjedhjeve parlamentare të 23 shkurtit. Megjithëse emigracioni i paligjshëm mbetet një nder çështjet me dominante në politikën gjermane të dhënat tregojnë një rënie prej rreth 30% të kërkesave për azil gjatë vitit 2024.



