Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare “Tarzani”

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare “Tarzani”

Aktori amerikan Ron Ely, i njohur më së shumti për rolin e Tarzanit në shfaqjen televizive të viteve 1960 me të njëjtin emër, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë – dhe unë kam humbur babanë tim”, tha vajza e aktorit, Kirsten Casale Ely, në një postim në Instagram.

Tarzan fillimisht u transmetua në rrjetin televiziv NBC nga viti 1966 deri në vitin 1968, kohë gjatë së cilës aktori theu një numër kockash dhe u raportua se ishte sulmuar nga kafshët gjatë kryerjes së marifeteve të tij.

Pasi u tërhoq nga aktrimi në vitin 2001, Ely u bë autor dhe botoi dy romane misterioze.

Murió Ron Ely, el Tarzán de los 60, a los 86 años

Ely bëri një kthim të shkurtër në aktrim për një film televiziv, Expecting Amish, në vitin 2014, ku luajti një plak Amish.

Në vitet 1980, ai u shfaq në programe të tjera televizive të suksesshme duke përfshirë komedinë e bazuar në anije lundrimi The Love Boat, si dhe Wonder Woman me yllin Lynda Carter.

I lindur në Teksas në vitin 1938, Ely u martua me të dashurën e shkollës së mesme në vitin 1959, përpara se të divorcohej dy vjet më vonë.

Ron Ely, TV's 'Tarzan' in the 1960s, dies at 86 | KTLA

Ai ishte gjithashtu i njohur për organizimin e konkursit Miss America në fillim të viteve 1980, ku takoi gruan e tij të dytë Valerie Lundeen. Çifti kishin tre fëmijë.

Ylli Tarzan vdiq në shtëpinë e tij në Los Alamos në Santa Barbara, Kaliforni më 29 shtator.

Duke njoftuar vdekjen në një postim në Instagram të mërkurën, vajza e aktorit tha: "Babai im ishte dikush që njerëzit e quanin hero. Ai ishte një aktor, shkrimtar, trajner, mentor, njeri i familjes dhe udhëheqës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy