Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet për herë të parë online më 6 maj

Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet për herë të parë online më 6 maj

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, e gjithë rrjedha e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore ndryshoi dhe pas një pauze, komisioni ka vendosur të fillojë punën online.

Siç njoftohet, Komisioni do të mblidhet online më datën 6 maj. Mësohet se qëllimi i kësaj mbledhjeje është informimi i anëtarëve të këtij Komisioni mbi ecurinë e Reformës gjatë kësaj periudhe pandemie.

Gjate kësaj mbledhjeje, mësohet se dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të informojnë deputetët anëtare të këtij komisioni për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës, nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri në fillim te muajit Mars kur puna u ndërpre për shkak të pandemisë së COVID-19.

Afati i këtij Komisioni është shtyrë deri më 30 qershor, për shkak se mbledhja e fundit u zhvillua më 9 mars.

Drafti për reformën fillimisht ishte vendosur që të përfundonte në 15 mars, datë e cila do të sillte edhe largimin e ekspertëve të OSBE, të cilët do të asistonin në zgjidhjen e pikave për të cilat nuk arrihet një marrëveshje mes palëve politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy