“Na pengoi të ushtrojmë detyrën", 3 efektivë policie kallëzojnë penalisht Pjerin Ndreun (VIDEO)

“Na pengoi të ushtrojmë detyrën", 3 efektivë policie kallëzojnë penalisht Pjerin Ndreun (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu është kallëzuar penalisht në prokurori, nga tre efektiv të policisë së shtetit, me pretendimin se i ka penguar të ushtrojnë detyrën. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën turistike të Shëngjinit, jashtë ambienteve të një hoteli në vijën e parë të bregdetit.

Rreth orës 11:00 të mbrëmjes patrulla e policisë ka konstatuar se gjenerohej muzikë me volum të lartë tek hoteli në fjalë në kundërshtim të aktit normativ, që e ndalon një veprimtari të tillë.

Në këto kushte punonjësit e policisë kanë kërkuar ndërprerjen e muzikës dhe mbylljen e lokalit, por kanë hasur në kundërshtinë e pronarit të subjektit.

Përballë rezistencës, në ndihmë të patrullës së Shëngjinit ka shkuar forca e posaçme "Shqiponja" të cilët në debat e sipër kanë tentuar të shoqërojnë në komisariat pronarin e hotelit, por referuar kallëzimit penal në ato momente ka dalë nga lokali kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, duke i penguar që të ushtrojnë detyrën me pretendimin se ligjin e bënte ai.

Menjëherë pas përfundimit të shërbimit efektivët e policisë i janë drejtuar prokurorisë së Lezhës, duke dëshmuar atë çfarë ju kishte ndodhur dhe kallëzuar penalisht kryebashkiakun Ndreu dhe pronarin e hotelit.

Por çuditërisht një ditë më pas, ndaj dy efektivëve të patrullës së Shëngjinit ka nisur hetim disiplinor nga eprorët e tyre për "Shkelje e rëndë e atributeve e kompetencave të policisë", me argumentin se në subjektin ku po gjenerohej  muzikë në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj dhe se efektivët e policisë ishin telefonuar nga shefi i komisariatit Nik Nikolli që të largoheshin nga aty.

Ndërkohë menjëherë pas kallëzimit penal organi i akuzës është vënë në lëvizje dhe pritet të nisin hetimet në lidhje me rastin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy