
Në “Gare du Nord” në Paris, ku ndodhet stacioni i trenit nga i cili largohen trenat për në Belgjikë, parizianët kanë frikë nga të papriturat dhe ndiejnë një pasiguri të madhe.
Kështu rezulton nga një studim për stacionet më "ankthndjellëse", që është botuar sot nga “Le Figaro”.
Menjëherë pas “Gare du Nord”, vjen stacioni tjetër i metrosë në Paris “Chatelet-les-Halles” i ndjekur nga “Saint-Lazare”, “la Défense” dhe “Gare de Lyon”.
Renditja gjithashtu përfshin sheshe të konsideruara veçanërisht të rrezikshme në perceptimin e zakonshëm dhe vendet që konsiderohen veçanërisht të rrezikuara: Si place-de-Clichy, në Pigalle që është më "ankthndjellës", përpara Stalingradit.



