Sot takimi kokë më kokë Putin-Biden, 3 mijë forca sigurie në gatishmëri

Sot takimi kokë më kokë Putin-Biden, 3 mijë forca sigurie në gatishmëri

Presidentët Biden dhe Putin takohen ditën e sotme, në një kohë kur mes 2 vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta.

Të dyja palët kanë thënë se takimi në vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të dyja palët u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për tema si ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, sulmet kibernetike dhe agresioni rus në Ukrainë.

"Nuk presim arritje nga ky takim,” tha një zyrtar amerikan gjatë udhëtimit me avionin presidencial për në Gjenevë, duke shtuar se dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për orë të tëra.

Flamujt e SHBA, Rusisë dhe Zvicrës fotografuar përpara hyrjes së vilës La Grange, një ditë para samitit SHBA - Rusi në Gjenevë, Zvicër, 15 qershor 2021.

Marrëdhëniet janë acaruar prej vitesh, duke filluar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia është përzierë në zgjedhjet amerikane.

Komenti i Presidentit Biden në mars se Putini është “vrasës” e acaruan edhe më tej situatën, duke rezultuar në thirrjen nga Kremlini të ambasadorit të tij në Uashington. Në prill, SHBA thirrën ambasadorin e tyre në Moskë. Asnjë prej tyre nuk është kthyer ende në post.

Kontrolli i armëve është një nga temat ku gjatë viteve është regjistruar mirëkuptim, megjithë përplasjet në fusha të tjera.

Megjithëse atmosfera do të jetë solemne, sfondi do të jetë spektakolar: një vilë elegante me një kopsht prej 30 ha në brigjet e Liqenit të Gjenevës. Masat e sigurisë do të jenë ekstreme, teksa nga mediat e huaja raportojnë për mijëra forca sigurie prezente.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy