Zgjedhjet e 6 marsit në Durrës/ Muka: Demokratët të votojnë dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre (VIDEO)

Zgjedhjet e 6 marsit në Durrës/ Muka: Demokratët të votojnë dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre (VIDEO)

Kandidati i Rithemelimit në Durrës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Ardian Muka në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV teksa u shpreh se demokratët janë të bindur se me Bashën nuk shkohet në zgjedhje, shtoi se te ai të gjithë ata që duan ndryshimin do gjenin një kandidat që do i përfaqësonte.

Teksa foli për objektivat dhe sfidat në Durrës ai tha se prej 22 vitesh ky qytet qeveriset nga e majta por problematikat kanë qenë evidente duke u shtuar përditë dhe kjo edhe si pasojë e mos dëshirës, mos profesionalizmit të shoqëruara me korrupsion. Një thirrje e kishte dhe për Bashën për të cilin tha se duhet të lërë demokratët të votojnë dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre.

Intervista e plotë

1. Në primaret e Komisionit të Rithemelimit, ju z. Muka jeni kandidati më i votuar nga anëtarësia e PD në të 6-ta Bashkitë ku zhvillohen zgjedhje, çfarë prisni nga gara e 6 marsit?

Në primaret e Durrësit pati një pjesëmarrje të mirë ku 1162 ma dhanë votën mua. Natyrisht ky është një obligim, krenari, por neve problematikat e qytetit i kemi mbështetur te rithemelimi, partia demokratike e Durrësit janë të bindur se me Bashën nuk shkohet në zgjedhje sepse ka vërtetuar që gjatë kësaj kohe ka shitur djersën e demokratëve.

2. Çfarë ndodh nëse PD e drejtuar nga Basha do të dalë po ashtu me kandidat në Durrës, a do të përbënte një problem për elektoratin e djathtë që ju synoni?

Ne jemi në kontakt të përditshëm sepse janë po miqtë tanë dhe po bashkë anëtarë të PD që gjatë këtyre viteve kemi zhvilluar shumë beteja elektorale, kemi luftuar me policinë, jemi marrë me të gjitha përpjekjet për vjedhjen e votave dhe ata e mbështesin kandidaturën time, por aleancën kryesore ne e kemi me qytetarët. Në këto vite qyteti është drejtuar nga e majta ndoshta dhe për një zgjedhje të gabuar nga e djathta por besoj se këtë herë qyteti do të votojë të djathtën e bashkuar sepse shtëpia e lirisë është një koalicion gjithëpërfshirës ku qytetarët do gjejnë veten e tyre.

3. A do të kërkoni ju bashkim të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 6 marsit në Durrës? Çfarë thirrje keni për z.Basha?

Do i thoja të lërë të qetë demokratët të votojnë dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre. Me zemër e them se të gjithë ata që duan ndryshimin tek unë do gjenin një kandidat që do i përfaqësonte. Ne jemi të hapur për bashkëpunim për demokratët që të vinë dhe të japin kontributin e tyre. Unë jam gjithëpërfshirës dhe natyrisht janë të mirëpritur të gjithë kontributet dhe këtë herë qytetarët durrsakë do të dinë ta bëjnë diferencën.

4. Përtej politikës, cila do të jetë sfida më e madhe për një inxhinier urbanist si ju përballë dinamikës së transformimit të qytetit të Durrësit?

Siç e thatë Durrësi prej 22 vitesh drejtohet nga e majta por qytetarët e kanë parë gjithë problematikën e qytetit e cila ka ardhur nga mos profesionalizmi dhe mos dëshira. Natyrisht çdo gjë është e kombinuar dhe me korrupsion prandaj kemi arritur në përfundimin se jeta e qytetarëve është bërë e vështirë. Sa herë bie shi rrugët përmbyten edhe pse janë investuar miliarda lekë në rrugët e qytetit, krijohen vepra abstrakte si Valiera ndërkohë që problematikat nga ana tjetër shtohet, si gjelbërimi, ndriçimi të cilat do të jenë sfidë për ne nesër.

Porti i Durrësit duhet të kemi parasysh që shfrytëzohet vetëm 35% e volumit të tij. Ai është reduktuar në shërbim të Shqipërisë. Natyrisht që ky port është rrethuar nga qyteti dhe për logjikën e portit që është një shërbyes i mallrave porti në vetvete mund të qëndronte por një port që njihet në gjithë botën nuk mund ti falet një kompanie arabe. Nëse do bëhet një transparencë dhe do të jetë një port jahtesh duhet të jetë një investim  publik ku ajo pronë të mos jetë pronë e lobimeve por të jetë pronë e durrsakëve dhe e shqiptarëve. Natyrisht zgjidhje teknike ka janë nga më të ndryshmet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy