Ambasada Amerikane: Drejtësia të lejohet të bëjë punën e vet, pavarësisht kush është i pandehuri

Ambasada Amerikane: Drejtësia të lejohet të bëjë punën e vet, pavarësisht kush është i pandehuri

Ambasada Amerikane në Tiranë, me anë të një mesazhi mbështetës për policinë dhe SPAK-un, lë të kuptohet se ka pasur kërcënime ndaj oficerëve të policisë, prokurorëve dhe gjykatësve. Ambasada thekson se profesionistët e sistemit të drejtësisë duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre, pavarësisht kush është i pandehuri.

"Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë - oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit - duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE", shkruhet në reagimin e SHBA-së.

Këtë qëndim e përforcoi pak më vonë edhe ambasadorja Yuri Kim, me një postim në Twitter. 

Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & ASP”, shkruan Kim në “Twitter”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy