Fjalori banal i të rinjve, Tushi: Tregues i dështimit të institucioneve të autoritetit (VIDEO)

Fjalori banal i të rinjve, Tushi: Tregues i dështimit të institucioneve të autoritetit (VIDEO)

Sociologu Gëzim Tushi e shpjegon me krizën e institucioneve të autoritetit komunikimin e vrazhdë dhe banal të të rinjve. Në studion e MCN TV, përmes Skype, Tushi tha se gjuha banale me të cilën komunikojnë shpesh të rinjtë është tregues i dështimit të familjes dhe shkollës.

Kjo situatë është rezultat i faktit që në shoqërinë shqiptare ka një krizë të institucioneve të autoritetit. Familja dhe shkolla. Një pjese të prindërve nuk u bën përshtypje kjo gjuhë edhe brenda familjeve.  

Por edhe te mësuesit. Sa raste kemi parë ne në video të mësuesve që përdorin një gjuhë të tillë. Ne nuk kemi në rregull ekuacionin. Ky është problem i gjithë shoqërisë shqiptare.  

Tushi tha se ndikim negativ kanë rrjetet sociale.

Gjuha ka qenë jo toksike, ka qenë e lëmuar. Kjo gjuhë ka krijuar një sistem komunikimi të vrazhdë. I shikoj adoleshentët edhe në komunikimet interpersonale. Gjithçka përfundon me sharjen që lidhet me intimitetin e organeve seksuale.

Është defekt kompleks. Ka komponentë të ndryshëm. Është defekt kulturor dhe pastaj defekt edukativ. Institucionet e edukimit, familja dhe prindërit, shkolla dhe mësuesit janë përgjegjës. Këto janë vendet ku kultivohet gjuha. Ndikim retrograd ka edhe përdorim i pakontrolluar i rrjeteve sociale.

Kjo lloj gjuhe është instrumenti i parë i dhunës verbale. Po të vini re, në të gjitha rastet kur përdoret bullizmi, kemi edhe gjuhën më banale të mundshme. Ka një deformim të përbashkët të adoleshentëve.

Kur çdo gjë lejohet, pra nëse kemi arritur në një botëkuptim të përbashkët që kjo është gjuha, të rinjtë e sotëm e kanë marrë keq puritanizmin gjuhësor. Adoleshentët e sotëm kanë krijuar idenë se jo vetëm forca fizike, por edhe gjuha banale i shërbejnë bullizimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy