
Gruaja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito është thirrur sot në Prokurorin e Posaçme në kuadër të hetimeve të hapura ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nito ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm për të dhënë deklarime lidhur me hetimet që po kryhen nga SPAK, ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe familjarëve të tij për katër vepra penale.
Bashkëshortja e biznesmenit dhe mikut të ngushtë të çiftit nën hetim, Elman Abul është paraqitur për të dhënë shpjegime si person në dijeni për rrethanat e hetimit.



