Konflikti Izrael-Palestinë, Gjokutaj: Në vëmendje duhet të jenë importet. Të realizohet një komunikim i qartë me publikun që të mos ketë panik tek bizneset (VIDEO)

Konflikti Izrael-Palestinë, Gjokutaj: Në vëmendje duhet të jenë importet. Të realizohet një komunikim i qartë me publikun që të mos ketë panik tek bizneset (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se edhe nëse konflikti Izrael-Palestinë jep efekte negative në ekonomikë shqiptare, kjo do të jetë në një moment të dytë.

Për Gjokutajn në qendër të vëmendjes së qeverisë duhet të jetë pjesa e  importeve  të mallrave që deri diku e kemi vuajtur në luftën Ukrainë-rusi në fillimet e saj, ku u gjet e papërgatitur infrastruktura e depozitave  në vend që duhet të kishte sasitë e nevojshme që parashikohen në raste të tillë në mënyrë që tranzicioni i efekteve të luftës duhet të ishte sa më i butë.

Sipas ekspertit sigurimi i depozitave është verifikimi i parë që duhet të bëjnë institucionet si dhe komunikimi i qartë me publikun në mënyrë që të mos panikosen bizneset.

Është ende herët pasi tregjet reaguan siç reagojnë në raste të tillë, menjëherë, por janë ato tregje që nuk kanë ngjashmëri me Shqipërinë pasi janë tregje që janë të lidhura me bursat ndërkombëtare, me pjesën e aksioneve që kanë kompani të ndryshme që   gjenden në rajon dhe apo investojnë në rajon.

Natyrshëm në Shqipëri edhe sikur të japin efekt do ta japin më vonë se momenti aktual.

Ajo që lidhet me Shqipërinë dhe që duhet të jetë në qendër të vëmendjes është pjesa e  importeve  të mallrave që deri diku e kemi vuajtur në luftën Ukrainë-rusi në fillimet e saj, ku u gjet e papërgatitur infrastruktura e depozitave  në vend që duhet të kishte sasitë e nevojshme që parashikohen në raste të tillë në mënyrë që  që tranzicioni i efekteve të luftës duhet të ishte sa më i butë.

Sigurimi i depozitave është verifikimi i parë që duhet të bëjnë institucionet që e kanë për detyrë dhe të japin komunikim të qartë për publikun që të mos panikoset ajo pjesë e biznesit e cila pret raste të tilla dhe me të drejtë reagon duke rritur çmimet për të parandaluar efektet negative në bilancet e tyre. Duhet të rritet vigjilenca e institucioneve që janë për të verifikuar informalitetin dhe në përgjithësi ato pjesë si Drejtoria e Tatimeve, si Autoriteti i Konkurrencës të cilat duhet të mos lejojnë abuzimet e tregut, ose të jenë në ato momente kur ata shfaqen  me qëllim që në momentin e abuzimit taksat të jenë korrekte dhe të shkojnë në atë lloj niveli që është abuzimi.

Sektori energjetik që është sektor i ndjeshëm duhet të verifikojë atë pjesë që lidhet me rezervat hidrike dhe të planifikojë që të mos ndihet  në buxhetin e shtetit një rast i tillë si ndodhi vitin e kaluar.

Efektet të tjera të pritshme mund të jenë pjesa e investime dhe projekteve të bizneseve izraelite në Shqipëri, kryesisht për teknologjinë informative dhe për  pjesën e sigurisë kibernetike.

 

Më tej Gjokutaj tha se turizmi nuk shkoi në ekonomi ashtu siç thuhet, por shkoi tek tregu informal. 

Ekonomia jonë nuk është një ekonomi që sintetizon në prodhimtari për të krijuar vende të reja pune dhe për të ecur përpara por është një ekonomi që edhe në rastin më të fundit që u duk sikur turizmi po na sillte zhvillimin, në fakt ai turizëm nuk shkoi në ekonomi ashtu siç thuhet, por shkoi tek tregun informal, shkoi tek ato dobësi që i ka lënë hapësira qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy