
Transmetimet televizive në Krime u hakeruan, ndërsa në ekran u shfaqën pamjet e kundërofensivës ukrainase. Forcat Kufitare të Ukrainës thanë në një postim në Telegram:
Disa operatorë kabllorë në Krime po mbyllin sinjalin e tyre për shkak të njerëzve të mirë që hakojnë transmetimet televizive.
Videot duket se tregojnë një pjesë të një filmi të shkurtër të publikuar nga qeveria ukrainase.
Në klip, personeli ushtarak vendos gishtat mbi gojë dhe thotë “ssh”, duke inkurajuar publikun të heshtë se kur mund të fillojë një kundërofensivë kundër Rusisë.
Ndërkohë, Kremlini tha se “fjalimi i Putinit” i transmetuar në radio është i rremë dhe është në dijeni se disa radio stacione janë hakuar, por situata tani është nën kontroll.
“Kremlini është në dijeni të sulmeve në radio stacione ku u transmetua një fjalim i rremë i presidentit rus Vladimir Putin”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.



