Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, foli në MCN Live mbi problematikën e dhunës në shkolla, duke u shprehur se ajo reflekton atë që po ndodh në shoqërinë tonë.
Nuk mundet një titullar shkolle të përdor dhumë. Shoqëria duhet të ndërveprojë urgjent, dhe të kuptojë që nevoja për restartim të raporteve humane, ku në qëndër të vendosim njeriun, është domosdoshmëri dhe merr vlerë ulëritëse. Kemi tre momente kryesore që po kalon shkolla jonë, që është pasqyrimi i shoqërisë: E para një mësues nuk ka rëndësi anëtari i kujt partie është, në shkollë nuk duhet të jetë me elementin partiak. Mësuesi dhe pedagogu duhet të zhvishet nga çdo gjë për detyrimin që ka ndaj nxënësve. Shkolla reflekton atë që po ndodh në shoqëri. Në vitin 97 kemi pasur situatën më të vështirë, reflektimi shfaqet pas 20 vitesh, prandaj shoqëria është e dhunshme. Shërbimet në shkollë duhet të jenë të dedikuara. Edhe në universitet kemi problematika të mëdha. Kemi ulje të burimeve financiare të arsimit, që në një formë apo tjetër, do ndikojnë në gjithë sistemin”.
Malaj e konsideroi sistemin të kalbur, duke theksuar rëndësinë që ka statusi i mësuesit, pasi ky i fundit po paguan sot atë që ajo e konsideroi si “taksë frike”.
Sistemi është i kapur dhe i kalbur. Në 2009-ën doktor Berisha tha se do ta bëjmë Shqipërinë dixhitale. Në 2016-ën u çua një projekt austriak por që ngeli i dështuar. Nga njëra anë çojmë ligje të mira, por nuk zbatohen. Duhet statusi i mësuesit, për të mos e lëvizur dhe përdorur si mekanizëm. Mësuesit po paguajnë ‘taksën e frikës’. Nuk është e lehtë që mësuesi ta zgjedhë këtë si degë kur është i pamotivuar, i pavlërësuar. Ndryshimi duhet të vijë nga njerëz që janë profesionistë. Covid-i la pasoja edhe te mësuesit, jo të gjithë janë të aftë për ta ushtruar si profesion. Idenë e zonjës Kushi për mësuesit e mbështes.



