Jennifer Lopez mbushi 53 vjeç të dielën dhe festoi ditën e saj të veçantë në Paris me bashkëshortin e saj të ri, Ben Affleck.
Të sapomartuarit u panë duke u përqafuar teksa po ecnin përpara Harkut të Triomfit du Carrousel dhe oborrit të Luvrit të dielën.


Vajza e ditëlindjes – e cila gjithashtu lançoi kremin e saj të ri “JLo Body booty ” të dielën – kishte veshur një fustan të kuq mahnitës me një dekolte.


Ndërkohë, Affleck, 49 vjeç, ishte veshur me pantallona të errëta sportive dhe një këmishë blu me kopsa.
Lopez konfirmoi se u martua me Affleck një ditë pas dasmës së tyre private.

Dy yjet u takuan në vitin 2002 në xhirimet e filmit "Gigli" të vitit 2003, ndërsa Lopez ishte ende e martuar me burrin e saj të dytë, Chris Judd. Ylli i "Hustlers" bëri kërkesë për divorc nga Judd në korrik të vitit 2002, afërsisht në të njëjtën kohë që ajo dhe Affleck u panë për herë të parë duke kërcyer në publik.
Lopez dhe Affleck u fejuan vetëm disa muaj më vonë, por përfundimisht u ndanë në janar 2004 përpara se të rindeznin romancën e tyre vitin e kaluar.



