
Ambasada e SHBA-ve në Kiev u mbyll sot pasi Uashingtoni mori një informacion specifik për një sulm të mundshëm ajror.
Ukraina më vonë tha se Rusia kishte organizuar një "sulm informacioni dhe psikologjik" duke duke përhapur një lajm të rremë për një sulm masiv ajror në Kiev.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev pritet të rihapet të enjten pasi u mbyll për një ditë pas kërcënimit, bën me dije një zëdhënës i DASH.
"Ne e bazojmë qëndrimin tonë të sigurisë bazuar në vlerësimet më të mira që bëjmë për të gjithë informacionin që kemi në dispozicion dhe përpiqemi të jemi tepër të kujdesshëm për të mbrojtur personelin tonë," u shpreh ai.



