Devoll/ I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më mashtroi! Nëna: Dua drejtësi, tentoi ta përdhunojë

Devoll/ I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më mashtroi! Nëna: Dua drejtësi, tentoi ta përdhunojë

Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Devollit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar. Dyshohet se ai e ka marrë djalin e mitur në periferi të një fshati në Devoll dhe e ka ngacmuar seksualisht, por fatmirësisht i mituri ka mundur të largohet.

Vetë djali dhe nëna e tij kanë dhënë detaje për ngjarjen. I mituri tregon se si e mori 45-vjeçari duke i thënë eja se do të japë lekë.

Në dyqan, më tha hajde pak me mua. Nuk e njihja, pastaj kur vinte herë pas here e njoha. 3 herë jam takuar. Më ka thënë hajde me mua, do të jap lek, do të çoj këtu, do të çoj atje. I thashë jo se unë dal me shokët. Skam nevojë.

Pastaj shkuam në këmbë nga xhadeja e në ca qershi, më tha ulu pak te bari. U ula pastaj u ngrit e po më prekte dhe do më hiqte tutat po unë se lashë. Pastaj ika unë. Kaq.

Nga ana e saj nëna e të miturit Engjëllushe Gjoza teksa tregon se djalin e ka gjetur të trembur ku më pas ai i ka rrëfyer ngacmimin nga 45-vjeçari, u ka bërë thirrje autoriteteve për drejtësi, ndërsa thekson se 45-vjeçari ka tentuar ta përdhunojë.

Unë punoj në rrobaqepësi, kam 17 vjet atje. Burri ka 5 vjet që më ka vdekur. Jetoj me tre fëmijët tim të mitur në shtëpi dhe kur kam ardhur ka qenë ora 6:30 e darkës dhe e pashë djalin të trembur. I thashë çfarë ke? Ai ishte i shoqëruar me një shokun e tij. Dhe ai i tha tregoji mamit pse je trembur. Në lokalin e fshatit Poloskë, atje ka qenë një zotëri nga fshati Kuç dhe ma ka gënjyer djalin.

Ka trokitur në xhamin e dritares së lokalit dhe i ka thënë me dorë, dil një çikë jashtë. Djali tha pse të dal dhe luante bilardo me shokët e tij. Doli dhe i tha pse më do? Burri i tha hajde se do të jap lek. Nuk më duhen lek i tha djali se punon mami e më jep lek. E ka marrë djalin, ma ka mashtruar, ma ka gënjyer dhe kanë ikur më këmbë të dy.

Ma ka shpënë në ca qershi të fshatit Poloskë, poshtë varrezave dhe atje me fëmijën tim vetëm 15 vjeç, i mitur, mundohej të bënte marrëdhënie seksuale me djalin tim. Djali im kishte një palë pantallona të lidhura me lidhëse poshtë dhe s’mundi t’ja hiqte dot dhe ja ka kapur me duar. Djali kishte në xhepin e xhupit një pineskë që ngulet, ja ka shpuar duart personit dhe u largua me vrap.

Ai e ka ndjekur 10 metra dhe fëmija ikte i trembur dhe shikonte mos vinte ta kapte prapë. Kur erdhi në shtëpi ishte i trembur. Sot e kisha në spital në Korçë, për analiza dhe e kam të trembur jashtë mase nga ai person.

I lutem shtetit që të marrë masa rreptësisht për atë person dhe të tjerë që merren me fëmijë të mitur në këto mënyra, që i gënjejnë se do ti japin lek e që duan marrëdhënie seksuale. I lutem policisë që për atë person të marrë masa se dua vetëm drejtësi për djalin tim. Dua vetëm drejtësi se burri më ka vdekur dhe fëmijën tim s’dua ta përdorë ai kriminel. Asgjë më tepër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy