Xi: SHBA-ja dhe Perëndimi duan të na shtypin, rreziqet po rriten

Xi: SHBA-ja dhe Perëndimi duan të na shtypin, rreziqet po rriten

Mjedisi i jashtëm për zhvillimin e Kinës ka ndryshuar me shpejtësi dhe faktorët e pasigurt dhe të paparashikueshëm janë rritur ndjeshëm.

Në veçanti, vendet perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë forcuar kontrollin dhe shtypjen në të gjithë Kinën, duke sjellë sfida serioze dhe të paprecedenta për zhvillimin e vendit.

Kjo është akuza e hedhur nga presidenti Xi Jinping, në një vizitë te anëtarët e Shoqatës Kombëtare Demokratike të Ndërtimit dhe Federatës së Industrisë dhe Tregtisë, në kuadër të sesionit të parë të Konferencës Konsultative Politike Popullore, një degë këshilluese e parlamentit kinez.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes  së Tajvanit, Chiu Kuo-cheng tha të hënën se rritja e paralajmëruar e buxhetit të mbrojtjes së Kinës për vitin 2023 do të thotë se Pekini po përgatitet të përdorë forcën nëse është e nevojshme për të rimarrë ishullin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy