Basha dhe Kryemadhi: Nesër prezantohen detyrat e qeverisë tranzitore dhe bëhet bllokimi i rrugëve (VIDEO)

Basha dhe Kryemadhi: Nesër prezantohen detyrat e qeverisë tranzitore dhe bëhet bllokimi i rrugëve (VIDEO)

Ka përfunduar takimi mes kryetares së LSI-se Monika Kryemadhi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në mbyllje të takimit që zgjati përreth një orë, Basha në një deklaratë për mediat tha se aksioni i opozitës vazhdon dhe dita e enjte sipas të gjitha gjasave do të jetë shumë intensive.

Basha u shpreh se aksioni i opozites do të vazhdojë sërish, ndërsa nesër në orën 11:00, PD, LSI dhe aleatet do të shpalosin detyrat e qeverisë tranzitore, ndërsa në orën 18:00 do të bllokohen sërish akset rrugore në pikat kryesore.

 “Jemi në një krizë të thellë, dhe shkaku është qeveria e lidhur me krimin. Ka asgjesuar Kushtetutën, demokracinë, zgjedhjet, themelin e llogaridhënies demokratike që është vota e lirë. Do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile. Paraditë në 11 do të shpalosim bashkë me kolicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojmë intensivisht për programnet tona politikke, ekonomike, ofertën tonë për shqiptarët jo vetëm për ta nxjerrë vendin nga kriza por për tu dhënë siguritë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqënie për të gjithë” u shpreh Basha.

Takimi vjen një ditë para protestës së opozitës, që siç ka marrë vendim, çdo të enjte do të bllokojë rrugët në aksët kryesore të vendit nga jugu në veri lidhëse me kryeqytetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy