Muzeu Kombëtar përkujton në ditën e lindjes admiralen trime arvanitase, Bubulina

Muzeu Kombëtar përkujton në ditën e lindjes admiralen trime arvanitase, Bubulina

Muzeu Historik Kombëtar solli sot në vëmendje 11 majin e vitit 1771, datë kur lindi admiralja arvanitase Dhaskarina Pinoçi, e mbiquajtur Laskarina Bubulina.

Kapedania trime arvanitese Laskalina lindi në ishullin e Hidrës.

Mbiemrin "Bubulina" e gëzoi pas martesës me Dhimitër Bubulinin, i cili do ta përafronte atë më shumë drejt përqasjes së krijimit të një fronti antiosman.

Admiralja do të gëzonte respektin e marinarëve dhe të piratëve të kohës, pasi ajo do të zotëronte forcën e saj në detet që drejtoheshin nga Perandoria Osmane, si edhe nga flota ruse. Bashkë me Kolokotronin do të bënin të mundur fitoren e një sërë betejash antiosmane, të ndihmuar shpeshherë edhe nga Ali Pashë Tepelena.

Ishte 50 vjeçe kur shpërtheu revolucioni grek, dhe u bë pjesë e luftës për lirinë e Atdheut të të parëve të saj. Nuk numërohen betejat që ajo i drejtoi me trimëri. Në njërën prej tyre ra heroikisht edhe djali i saj Jani.

Me emrin dhe trimërinë e saj ngriti më këmbë 200 mijë arvanitas kundër pushtuesve osmanë, u bë shembull heroizmi, u kthye në një legjendë të pavdekshme, në një figurë hyjnore që e lartëson historinë e popullit tonë.

Kapedanet e mirëpresin fatin e tyre tragjik në betejë.

 Mirëpo, Bubulina do pësonte vdekjen nga dora e një arvanitasi (familja Koçi), si pasojë e një armiqësie familjare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy