Situata në Itali, Daci: Rritja e çmimeve të shportës ditore 5-10% (VIDEO)

Situata në Itali, Daci: Rritja e çmimeve të shportës ditore 5-10% (VIDEO)

Gazetari Alban Daci flet nga Italia lidhur me valën e rritjes së çmimeve dhe se sa është prekur shteti fqinj.

Për MCN Live, ai tha se janë 600 mijë emigrante shqiptarë në shtetin fqinj dhe 150 mijë prej tyre janë edhe shtetas italianë.

Daci deklaroi se Europa dhe Italia po kalojnë një periudhë të vështirë edhe për shkak të pandemisë, ku kostoja e lëndëve të para rritur nga 100 deri në 150%.

Ai shtoi se lufta në Ukrainë ka sjellë edhe fluks emigrantësh prej 4 milionë ukrainas, ku rreth 30 mijë parashikohen dhe në Itali, por se situata e luftës e ka bërë më të rëndë situatën përtej pandemisë.

Kemi një rritje të lëndëve të para. Ukraina si territor është sa të bashkohen Franca dhe Gjermania dhe është vendi më i rëndësishëm për sipërfaqen e tokës për prodhimin e drithërave. Ka pasur një rritje të produkteve të naftës dhe gazoil. Kanë dhënë efekte zinxhir edhe në rritjen e produkteve të tjera, pasur para. Italia importon sasinë më të madhe të drithërave nga Ukraina, rreth 700 milionë euro në vit. Ka pasur rritje të çmimit të produkteve të drithërave, peshkut, sepse tashmë peshkarexhat private dhe të vogla, për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, e kanë të pamundur të prodhojnë. Ka një rritje në shportën ditore prej 5 deri 10% të çmimeve të mëparshme në dy muajt e fundit. Italia ka sistemin më të rëndësishëm të ngrohjes me kaldajat e gazit dhe importuesi kryesor ka qenë Rusia. Pritet rritje e çmimit në faturat e gazit dhe energjisë elektrike. Një situatë e tillë krijon hapësira për spekulime dhe abuzime me çmimet. Italia është vend i tregut të lirë. Ajo që më shumë kërkojnë qytetarët, është jo vetëm ndërhyrje në çmimet e produkteve të veçanta, por edhe te bujqësia dhe produktit vendas.

Lidhur me një paketë të ndihmës sociale nga shteti fqinj, Daci tha se këshilla që jepet është kthimi te prodhimet lokale, por nënvizoi se prodhimi i brendshëm italian nuk arrin të plotësojë nevojat e italianëve.

Kriza e vërtetë e çmimeve dhe produkteve të shportës, do vazhdojë edhe pas vjeshtës së 2022. Kemi ende prodhime, por në këto kohë Rusia dhe Ukraina ishin në luftë dhe nuk u bënë mbjelljet e zakonshme. Italia kishte dy vite që kishte filluar të merrte paketa ndihme për personat e papunë, siç njihet të ardhurat e qytetarëve. Prej tyre përfitojnë shqiptarët që kanë mbi 10 vjet në Itali, 500 deri 600 euro në muaj, për të mos pasur mangësi të produkteve të shportës. Shqiptarët e punësuar në Itali, kryesisht në ndërtim, ndoshta kjo është periudha më e mira e viteve të fundit, pasi është miratuar një paketë 3 miliardë euro në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës. Problematikat ekzistojnë, pagesat dhe të ardhurat nuk janë aq të larta sa të përballohen çmimet e reja. Kjo e bën akoma më të vështirë që të paguhen detyrimet. Nuk është situatë e lehtë ekonomike, ajo që është e frikshme është impakti psikologjik. Shpresojmë mos të ketë lajme që përhapin panik, që italianët të rendin të blejnë ushqime për disa javë apo muaj.

I pyetur për një paketë të afërt nga qeveria italiane, deklaroi se ndodhet ende në fazë propozimesh, por nënvizoi se Italia insiston në një plan të përbashkët të Bashkimit Europian, i cili duhet ndarë sipas produkteve dhe nevojave të vendeve anëtare.

Dacit tha se nga një paketë e tillë, Italia do të ishte një nga vendet që do të përfitonte më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy