Ringritja e PD, Salianji mbledh më të votuarit në primare

Ringritja e PD, Salianji mbledh më të votuarit në primare

Ish-deputeti Ervin Salianji ka mbledhur sot një grup demokratësh, në kuadër të lëvizjes brenda vetë partisë. Pjesë e takimit kanë qenë më të votuarit në primaret që PD mbajti një vit më parë. 

 

Mësohet se mes të pranishmëve ka qenë Ilir Alimehmeti, më i votuari me vota në Tirane, Hysen Kadiu, i cili pavarësisht rezultatit të mirë mbeti jashtë listave, Aulon Kalaja, më i votuari në listën e hapur Durrës, Gent Çela, më i votuari në Qarkun Fier, Qani Xhafa, më i votuari në Qarkun Elbasan, Ted Kopliku, meëi votuari në Qarkun Shkodër, Xhemal Gjunkshi nga Qarku Dibër, Alma Kore, më e votuara në qarkun Gjirokastër, Parid Mahmutaj, më i votuari në Qarkun Berat, Nada Daullja nga Qarku Vlorë etj. 

 

Takimi vjen në një moment kur PD ka nisur një varg tubimesh të përjavshme para Kryeministrisë, të cilat janë pagëzuar si “Foltorja 2”. Brenda partisë më të madhe të opozitës kanë qenë të shumtë zërat që javët e fundit kanë ngritur nevojën e një analize postzgjedhore dhe kanë theksuar domosdoshmërinë e një riorganizimi të brendshëm. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy