Mjekësia britanike në kolaps/ Fandi: “Bluzat e bardha” në grevë pasi kërkojnë rritje rroge. Të garantuara vetëm Urgjenca dhe Kodi i Kuq!

Mjekësia britanike në kolaps/ Fandi: “Bluzat e bardha” në grevë pasi kërkojnë rritje rroge. Të garantuara vetëm Urgjenca dhe Kodi i Kuq!

Mjeku shqiptar në Londër, Adi Fandi, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi sistemin shëndetësor në Britani, që ka rënë në kolaps si pasojë e grevës së punonjësve. Fandi tha se të garantuara janë vetëm shërbimet e Urgjencës dhe thirrjet për Kodin e Kuq, që kanë rrezikshmëri për jetën, ndërsa për thirrjet rutinë u është thënë njerëzve të sigurojnë vetë transportin për në spital. Fandi tha se mjekët dhe infermierët kërkojnë rritje rroge pasi janë rritur kostot e jetesës, nga çmimet e energjisë elektrike te ato në supermarkete.

Nuk është një kolaps që ka ndodhur ditën e grevës, ka filluar në fundin e shtatorit dhe fillim tetorit dhe është përkeqësuar në nëntor dhe dhjetor me virozat. Është një sistem i mbingarkuar, kjo sjell lodhje fizike dhe mendore të stafit. Është rritur numri i pacientëve dhe kjo bie si barrë mbi ata që punojnë. Mjekët dhe infermierët kërkojnë rritje të rrogës sepse janë rritur faturat e energjisë, çmimet në supermarkete. Kjo i ka bërë që të revoltohen, por s’mund ta ndërpresin punën më shumë se 1 ditë apo dy ditë. Shërbimet e Urgjencës janë gjithmonë të garantuara. Ndërsa për Ambulancën kanë qenë të garantuara vetëm thirrjet për Kodin e Kuq, kur ke rrezikshmëri për jetën, kurse në thirrjet normale të rutinës nuk janë përgjigjur, u është thënë njerëzve merrni taksi dhe shkoni në spital. Rritja e pagave ka ndodhur vitin e kaluar. Janë rritur 4 për qind. Infermierët janë duke protestuar, por e dinë që qeveria s’do përgjigjet. Nuk ka fonde për të rritur rrogën. Kriza është jo vetëm në shërbimin shëndetësore, por në të gjitha shërbimet dytësore. Në Londër flitet që do rritet çmimi i biletës së autobusit nga 1,5 në 2 paund. Kemi një rritje të sëmundshmërisë dyfish në raport me vitet e kaluara. Është bërë një gjendje e rënduar, një gjendje e vështirë. Ka pasur një censurë nga ana e gazetarisë. Gjithë barra që bie sot në spital është për shërbimin e Urgjencës, kjo ka bërë që mjekët dhe infermierët të mblidhen, dhe të ulet siguria. Është rritur numri i të vdekurave. Numri i të vdekurve si pasojë e mos marrjes së ndihmës së parë janë rreth 500 në javë”.

Ndërsa iu kërkua një këshillë për të rinjtë shqiptarë që duan të shkojnë në Britani, mjeku tha:

Rrogat janë pak a shumë të njëjta në gjithë Europën. Unë kam krijuar jetën time këtu dhe s’është se mund të lëviz. Kam studion time, familjen time. Në Angli jeta është e vështirë, derisa të fillosh punë është proces i gjatë. Duhet të dish gjuhën angleze me notë mbi 7 në testin e IELTS. Puna është shumë e rëndë, flas për infermierët. Janë turne 12-orëshe që s’mund të rrish me duar në xhepa, siç janë mësuar në sistemin shqiptar. Doktori nuk është se ulet në karrige. Duhet të bëjë edhe punën e infermierit dhe të sanitarit”.

Duke komentuar politikat që po ndjek qeveria e Sunak ndaj emigrantëve shqiptarë, Fandi tha:

Ne nuk jemi kafshë pylli, jemi profesionistë. Ne kemi bërë një protestë në muajin nëntor. Është diçka për t’u ardhur keq. Nuk ka vend pa emigrant të ndershëm, apo emigrantë të pandershëm. Një pjesë e vogël është që merret me punë jo të pastra. Është personifikuar shqiptari. Më vjen keq kur shikojë në rrjetet sociale kur ndalojnë njerëz që po punojnë në mes të llaçit, njerëz që i kanë duart me kallo. Ai njeri që i ka duart me kallo i meriton letrat sepse po punon ndershmërisht”.

Lidhur me deklaratat e ministres Xhaçka për politika raciste nga Britania, dhe rolin e ambasadës shqiptare në Londër mjeku tha:

Politika e ministrit s’është detyrë e tij. Partia Konservatore po sheh veten keq, është duke i ulur konsensusi në popull. Është si puna e atij që është në momentet e fundit dhe s’di kujt t’ia hedhë fajit. Faji s’është i shqiptarëve, faji është i sistemit. Por nuk arrijnë t’i bien gomarit, i bien samarit. Ambasadori shqiptar e ka treguar veten e tij kur u përgjigj në Parlamentin anglez dhe bëri protestën e tij. Ambasada ka pasur një rol aktiv. Ne kemi pasur kontakt me z. Qirko. Ambasada dhe ambasadori s’është komuniteti shqiptar, është ajo që paraqet shtetin shqiptar, qeverinë shqiptare”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy