Dëshira Mena nga Unioni i Inxhinierëve në MCN Economy duke folur për konsultimin publik u shpreh se është obligative që në komisionet parlamentare të përfaqësohen grupet e interesit. Ajo tha se shoqata të grupeve të interesit që nuk përfaqësojnë interesat e tyre dhe se pjesëmarrja e këtyre grupeve do të pakësonte protestat.
Konsultimi publik duhet të përfshijë vendimet dhe projektligjet. Urdhri i inxhinierit është rasti i një projektligji çka do të thotë se në rastin tonë të jetë komuniteti i grupit të interesit. Janë dy projektligje për urdhrin e inxhinierit që janë të hapura dhe po diskutohen dhe që nuk përfaqësojnë komunitetin, janë dy projektligje që shkojmë dhe më tej duke i cilësuar ne si skema korruptive. Nuk ka asnjë material praktik të përfshijë grupet e interesit dhe inxhinierëve. Nuk është normale të propozohet një projektligj pa u konsultuar me grupet e interesit.
E pyetur pse nuk u pyetën grupet e interesit te urdhri inxhinierit Mena tha se ata natyrisht që kanë qenë të irrituar sepse rasti i tyre është i rëndë dhe se projektligji duhet refuzuar sepse urdhri inxhinierit është një urdhër korruptiv dhe do vinte në kolaps të gjithë ekonominë e vendit.
Kur kemi studiuar me kujdes se kush janë këto 11 shoqata vetëm 2 prej tyre janë shoqata aktive, 9 të tjera nuk ekzistojnë. Tani si mund të përfaqësosh një komunitet kur pas atyre fshihen emra inaktiv. Ne si komunitet i inxhinierëve kemi qenë komuniteti më aktiv dhe jemi rebeluar duke mbajtur një qëndrim shumë të ashpër ndaj këtij projektligji. Nëse dikush ka në dorë të kontrollojë dhe menaxhojë burimet në fushën e inxhinierisë e ka urdhri inxhinierit.
Qeveria do vendos te urdhri inxhinierit një person të vetëm që të kontrollojë. Grupi nismëtar do jenë dhe kryetarët e urdhrit të inxhinierëve pra duket qartë që e kanë bërë për vete këtë ligj. Jemi pozitiv dhe do jemi luftarak deri në fund pavarësisht pengesave që do na dalin.
Rasti jonë i urdhrit të inxhinierëve nxjerr në pah që dy projektligjet nuk kanë asnjë dokument mbështetës kur ne jemi përfshirë në proces kemi shpresuar që i gjithë ky debat i iniciuar nga ne për të frenuar këto propozime kemi marrë si përgjigje që propozimet si në fillim vazhdojnë udhëtimin nga një komision në tjetrin pa ndryshuar asgjë nga projektligji, relacioni apo përmbajtja në mënyrë që të gjejnë hapësirë për ti aprovuar.
Projektligje të tilla si ai i urdhrit të inxhinierit që përplasen me njeri tjetrin sepse janë dy projektligje për të njëjtin gjë dhe janë dy propozues në konkurrencë me njeri tjetrin, prandaj shpresojmë shumë që e gjithë përfshirja jonë të jetë një ogur i mirë dhe për komunitetet e tjera. Ne duhet të përfshihemi për të dhënë kontributin tonë, pasi pjesëmarrja e grupeve të interesit në konsultim do të pakësonte protestat.



