Emisioni FactCheck në sjell detaje nga operacioni “Metamorfoza” ku mes të arrestuarve janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, oficeri i lartë i Policisë së Shtetit, Oltion Bistri dhe prokurori Xhevahir Lita. Në kërkim janë shpallur Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, urdhri i tretë i arrestit ndaj tij në mungesë, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato. Në operacion u përfshinë Forcat Speciale RENEA, FNSH, Forca e Posaçme Operacionale, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, drejtoritë vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Tiranë, në drejtimin e SPAK-ut. Krimet e Zbardhura Vrasjen Gjin Boriçi Ndoji, në Shkodër në gusht 2020 -Vrasjen e mbetur në tentativë të Taulant Pepaj, në Shkodër në shkurt 2021 -Sigurimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut në Tiranë shtator 2020 -Sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit, në 2020 Akuzat ndaj të dyshuarve “Vrasja me paramendim” “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” “Heqja e paligjshme e lirisë” “Shpërdorimi i detyrës” “Ekspertimi i rremë” “Falsifikimi i dokumenteve” “Trafikimit të narkotikëve” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjatë operacionit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i provave materiale të mëposhtme: 8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi , 3 armë gjahu, , 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta, 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh, 3 ora dore të markave të shtrenjta, 3 409 000 lekë, 31 205 euro, 4 400 dollarë, 3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop. Armët e sekuestruara dhe provat e tjera materiale do të dërgohen në laboratorin e Policisë Shkencore në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.



