Tomorri: Si u vu kaskada e Drinit në dispozicion të kompanisë NOA vetëm një ditë pasi u shpall kriza energjetike

Tomorri: Si u vu kaskada e Drinit në dispozicion të kompanisë NOA vetëm një ditë pasi u shpall kriza energjetike

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari i ekonomisë në MCN TV, Klodian Tomorri, tregoi detaje mbi një kontratë të nënshkruar mes KESH dhe një kompanie private, e cila ka përfituar mijëra euro. Tomorri shpjegoi sesi kompania NOA përfitoi duke blerë energji nga KESH, vetëm një ditë pas kryeministri Rama kishte shpallur nisjen e një krize energjetike për shkak të mungesës së reshjeve.     

Në kontratë nuk kanë përcaktuar oraret kur shkëmbehet energjia. Energjia ka çmime të tjera për periudhën pik dhe të tjera gjatë natës. Kjo tregtohet në bursë dhe është lehtësisht e verifikueshme. Është nënshkruar kontrata, nuk janë përcaktuar oraret. Më 3 tetor Rama bëri lajmërimin për krizën e energjisë. Një ditë pas deklaratës së Ramës, mes KESH dhe kompanisë NOA ka ndodhur kjo marrëveshje. KESH i ka dhënë energji NOA-s 17-23 për një total prej 1807 megavat/orë, që të shumëzuara me çmimin e momentit shkojnë 425 mijë e 740 euro. NOA ia kthen në 2 të natës - 6 e mëngjesit. KESH merr energji në vlerë 59 mijë euro. Nuk është e njëjta sasi energjie, por kjo kompensohet ditën tjetër. Por vëreni ndryshimin në çmim. NOA e merr dhe e shet. Për 6 orë një fitim prej 360 mijë euro. Në 13 ditë të tetorit, KESH i ka dhënë NOA-s 10400 mg/orë energji, me vlerë 2 618 mijë euro, NOA ka kthyer 1 100 mijë euro më pak.

Sipas Tomorrit, kontrata që e ka vënë kasakdën e Drinit në dispozicion të kompanisë private është dhënë me vetëdije të plotë nga organet dhe institucionet shtetërore.  

Sivjet në mars, kompania NOA i kërkon KESH shkëmbim energjie. Drejtori i KESH, Benet Beci, e merr propozimin dhe ia çon Autoritetit të Konkurrencës dhe ERE. Autoriteti i Konkurrencës brenda tre ditësh u mblodh dhe i dha dritën jeshile. Ky institucion më parë kishte hedhur poshtë një kontratë të ngjashme, por jo kaq flagrante. E dinin të gjithë ça po bënin. Ishin të ndërgjegjshëm që po tjetërsonin fondet publike përmes një kontrate. Më e rënda është fakti se kaskada e Drinit, aseti i vetëm strategjik vihet në dispozicion të një kompanie private.  

Kontrata e shkëmbimit mes KESH dhe NOA u firmos në fillim të muajit maj gjatë kohës kur drejtor i KESH ishte Besian Kadiu dhe pjesa më e madhe e shkëmbimeve të energjisë është bërë gjatë muajve shtator-tetor 2021 kur KESH drejtohej nga Ergys Verdho. MCN TV
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy