
Bardh Spahia, kandidat i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë Shkodër, ishte i ftuari i sotëm në emisionin "Të Paekspozuarit", të moderatorit Ylli Rakipi, në MCN TV.
Duke specifikuar faktin e kandidimit për zgjedhjet vendore të 6 marsit, Bardhi, hoqi një paralele me faktin se të qenurit shkodran, të shtyn të angazhohesh dhe të marrësh situatën në duar, në të mirë të kësaj bashkie.
Si mund të quhesh shkodran nëse nuk mund të angazhohesh për Shkodrën, të mos marrësh përsipër, e mora këtë vendim edhe për historikun familjar, edhe për faktin se kam qenë i angazhuar e politikën dhe veçanërisht vitet e fundit dhe tashmë s’mund të tërhiqesha nga një vendim që erdhi nga anëtarësia e PD-së.
Për Spahiun, kandidimi do të jetë angazhim për të bashkuar sa më shumë demokratë.
Ideja e futjes sime kishte të bënte pikërisht me këtë qarje te votave që me shtyn që të bëhem pjesë e kësaj gare, që të garantoj një rezultat sa më të madh, të bashkojmë sa më shumë demokrat në alternativën tonë. Unë nuk besoj se ka një risk, një qarje të madhe në PD, sidomos në Shkodër ka një kompaticitet shumë të madh.



