
Analiza e më shumë se 30 shisheve verë ka zbuluar se dy gota mund të jenë të mjaftueshme për të arritur kufirin e rekomanduar ditor të sheqerit për të rriturit.
Hulumtimet nga Alcohol Health Alliance UK zbuluan se disa shishe kishin deri në 59 gram sheqer më shumë.
Një laborator i pavarur analizoi shishe me verë të kuqe, të bardhë, roze, frutash dhe të gazuar nga markat e njohura në Mbretërinë e Bashkuar.

Asnjë nga shishet nuk përmbante informacione ushqyese në etiketa pasi kjo aktualisht nuk kërkohet me ligj. Përmbajtja e kalorive u shfaq vetëm në një të pestën e shisheve të analizuara nga laboratori.
Aktivistët po bëjnë thirrje për ndryshim, për të informuar më mirë konsumatorët e verës se sa kalori dhe sa sheqer po konsumojnë.
NHS rekomandon që të rriturit të konsumojnë një maksimum prej 30 gram "sheqerna " në ditë, që përfshin sheqerin në lëngjet e frutave dhe smoothies, ose sheqerin e shtuar në ushqim ose pije.
Analiza tregon se është e mundur të arrihet kufiri ditor i sheqerit për një të rritur duke pirë dy gota të mesme verë.



