Reso: T’u ndalohen funksionet shtetërore edhe bijve të ish-komunistëve!

Reso: T’u ndalohen funksionet shtetërore edhe bijve të ish-komunistëve!

Ish-deputeti Bardhyl Reso duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV mbi projektligjin e PS për ish-spiunët deklaroi se duhen ndaluar nga ushtrimi i funksioneve shtetërore jo vetëm ish-komunistët, por edhe pinjollët e tyre. 

Unë do thoja që jo vetëm ish-komunistët por edhe bijtë e ish-komunistëve, pinjollët, të mos marrin pjesë në funksione shtetërore. Sidmos të moshës pak më të madhe. Njeriu, bindjen politike dhe formimin e merr në adoleshencë dhe rini. Ato të moshave të tjera janë bindje spekulative, që bëhen për interesa të veçanta, për karrierë”.

Ai tregoi një histori të pakëndshme të jetuar në komunizëm kur ishte vetëm 12 vjeç dhe u akuzua për një parrullë kundër Stalinit.

Unë nuk kam dashur të jem anëtar partie. Kam qenë 12 vjeç në vitin e parë të Poiteknikumit dhe më thanë hajde se të kërkon sekretarja e parë e partisë. Më thanë s’do shkosh në shtëpi. Më morën në pyetje dhe më thanë: E ke lexuar gazetën e murit? Ti e ke shkruar tha aty: Poshtë Stalini?! Unë u thashë as e kam parë ndonjëherë, as e di ku është gazeta. Filluan pensione dhe nisën të më pyesin: Këtë shokun kur e njeh? Më thanë që s’do t’i tregosh njeriu që të thirrëm këtu, as në shtëpi. Sepse unë fillova të qaja. Unë i tregova menjëherë nënës”.

Sa i takon dosjeve Reso thotë se ato nuk janë hapur vetëm për qëllime politike, duke shtuar se 8 nga 14 të komisionit nismëtar të PD-së kanë qenë komunistë.

Di ndonjë të burgosur që e ka njohur ish-hetuesin dhe ta rrahë, apo ta vrasë?! Këtu po vriten për parkim, zënie rruge. Jo se thanë atëherë se po u hapën dosjet do krijohet kaos, absolutisht jo! Është bërë vetëm për qëllime politike, që t’i mbajnë njerëzit nën tutelë. 8 nga 14 të komisionit të parë nismëtar të PD-së kanë qenë komunistë. Ka qenë me të vërtetë qesharake”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy